Category: Disa sure

Surja el-Kurejsh

SURJA El-KUREJSH

Bismil’lâhi Rrahmâni Rrahîm

  1. Li îlâfi kurajsh
  2. Îlâfihim rihletesh shitâi ues sajf
  3. Fel ja’budû rabbe hâdhel bejt
  4. El ledhî et’amehum min xhûin ue âmenehum min hauf

 

Kuptimi

  1. (Të paktën) për mirësinë (e vazhdueshme të Zotit) e paqes dhe sigurisë së fisit Kurejsh,
  2. për paqen dhe sigurinë në udhëtimet e tyre dimrit e verës.
  3. Lëri ata ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),
  4. i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.
Surja el-Fîl

SURJA EL-FÎL

Bismil’lâhi Rrahmâni Rrahîm

  1. Elem tera kejfe feale rabbuke bi as’habil fîl
  2. Elem jexh’al kejdehum fî tadlîl
  3. Ue ersele alejhim tajran ebâ bîl
  4. Termîhim bi hixhâratim min sixhxhîl
  5. Fexhealehum ke asfim me’kûl

 

Kuptimi

  1. Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?
  2. A nuk ua prishi atyre kurthin,
  3. duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
  4. të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
  5. 5. Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.
Surja El-Fatiha

SURJA EL-FATIHA

  1. Bismil’lâhi Rrahmâni Rrahîm
  2. El hamdu lil’lâhi rabbil âlemîn
  3. Er Rahmânir Rahîm.
  4. Mâliki jeumid dîn
  5. Ijjâke na’budu ue ijjâke nesteîn
  6. Ihdines sirâtal mustekîm
  7. Sirâtal ledhîne en’amte alejhim, gajril magdûbi alejhim ue led dâl’lîn. Âmîn

 

Kuptimi

  1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
  2. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,
  3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
  4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
  5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
  6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
  7. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!