Me vëllanë e me motrën tënde mos u zi! Sepse zënka e pengon zgjidhjen e problemit, e prej rrezikut të saj askush s’është në duar të sigurta. Veçanërisht, mos e jep asnjëherë fjalën për diçka që nuk e bën dot. (Muslim, birr, 58)
Në vend që kudo e çdoherë më i drejti të jesh,
Nuk e kuptoj, pse duke qenë kaq mirë, të zësh të gënjesh!
Fjalën që s’mbahet s’kam pse ta jap,
Se jam besimtar/e, s’gënjej dot aspak!
Kategoria:hadithe
Nuk ka asnjë njeri që tregon mirësjellje dhe respekt ndaj të moshuarve për moshën e tyre, që Allahu të mos i bëjë mirësi njerëz që t’i shërbejnë në pleqërinë e vet. (Muslim, birr, 75)
“Njeriut të pasjellshëm, një plagë në zemër i hapet!
E ç’i bukur virtyt të vjetrit t’i duash, t’i respektosh.
Me respekt të sillen dhe ty kur të plakesh,
Mjafton që respektin për tjetrin kurrë t’mos veçosh!”
Kategoria:hadithe
Adhurojeni të Gjithëmëshirshmin! Jepuni të hanë të uriturve! Përshëndetini njerëzit sa më shumë, që me puhi të hyni në parajsë! (Tirmidhi, et’ime, 45)
Me fjalë të profetit pastrohet njoll’ e zemrës.
Ne ëndërr e kemi, Xhenetin të fitojmë.
E bukur është rrugë e tij, po aq dhe e lehtë,
Mjafton që përshëndetjen për Të çdoherë në gjuhë ta çojmë.
Kategoria:hadithe
Çdo punë e birit të Ademit shumëfishohet. Veprat e tija të mira shkruhen dhjetëfish, madje nganjëherë edhe shtatëqindfish. (Muslim, sijam, 164)
Ditë dhe netë të bukura jetojmë ne përditë…
Pa e ndjekur kohën, herë me punë të mira, e herë me të këqija.
Sikur çdo ditë me stoli ta zbukuronim,
Jetën tonë dhjetëfish ta zgjatonim.
Kategoria:hadithe
Kush fton dikë që ka agjëruar për iftar në shtëpinë e tij, atëherë edhe atij i shkruhen po aq shpërblime sa agjërimi i miqve. Veç kësaj, as prej shpërblimit të agjëruesit nuk pakësohet asgjë. (Abdur’rezzak, musannef, 4/311)
“Kush i jep të hajë një agjëruesi,
Sa atij i jep shpërblim Krijuesi.
Shpërblim i agjëruesit s’pakësohet aspak,
Në kohë të iftarit, agjëruesit t’i japim të hajë.”
Kategoria:hadithe
Kush agjëron një ditë në emër të Zotit, Zoti vendos mes tij dhe zjarrit një hendek të madh sa hapësira mes qiellit dhe tokës. (Tirmidhi, fedailu’l-xhihad, 3)
“Të vogël mos e shih, as një agjërim është mos thuaj!
Një agjërim i yti, për Zotin është shumë.
Se kush, për Krijuesin e Tij ka agjëruar,
Allahu prej zjarrit përgjithnjë e ka larguar.”
Kategoria:hadithe
Agjërimi është si një perde. Nëse ndonjëri prej jush agjëron, atëherë të mos thotë asnjë fjalë të shëmtuar, as të mos klithë a të bërtasë. Nëse ndokush ju drejtohet me ndonjë fjalë të shëmtuar apo ju nxit për t’u zënë, atëherë thuajni se jeni duke agjëruar dhe largohuni që aty. (Muslim, sijam, 160)
“Kush agjëron, fjalë të këqija nuk flet,
Për të fyer kënd nuk e fyen, madje as i bërtet…
Sikur një tjetër, të vijë e ta shajë,
Unë agjëroj të thotë, veten ta mbajë!”
Kategoria:hadithe
Begatia e ushqimit është në mbajtjen pastër të duarve dhe gojës, si para se të hani, ashtu edhe pas. (Tirmidhi, et’ime, 39)
“Para dhe pasi të hash,
Duart e gojën gjithnjë t’i lash!
Kush duart e gojën, pastër i mban,
Urtësinë e ka përherë pranë.”
Kategoria:hadithe
Kur të jeni duke ngrënë, thoni “Bismil’lah!“. Nëse harron ta thuash në fillim, atëherë me t’u kujtuar thoni: “Bismil’lah si në fillim e si në fund!” (Ibni Hiban, sahih, 12/12)
“Kur hamë bukë, “Bismilah!” të themi
Dhe për të mos e harruar, veç në gjuhë ta kemi.
Kush harron dhe pa thënë e ka lënë,
“Bismilah në fund dhe fillim”, ta ndreqë, duke thënë.”
Kategoria:hadithe
Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e babait, ndërsa nxehja në nxehjen e babait. (Tirmidhi, birr, 3)
« Me hijen e malit, me sytë të njomur…
Kur qesh ai, e jona bëhet çdo anë e globit.
Sa bukur e ka thënë Profeti i Njohur,
Gëzim’ i babait është gëzim dhe i Zotit.”
Kategoria:hadithe