Category: hadithe

Hadithi nr-23
Hadithi nr-23
Një njeri erdhi njëherë pranë Profetit tonë të dashur (s.a.s.) dhe iu drejtua me këto fjalë: “O i Dërguar i Allahut! Kush e meriton më shumë që t’i sillemi me mirësi? Profeti ynë iu përgjigj me urtësinë e Tij: Nëna, pastaj nëna, mandej sërish nëna, pastaj babai, e më mbrapa gjithë të tjerët që ke më afër.”  (Muslim, birr, 2)

“Si lum ngrohtësie të rrjedh ndër vena zër’ i nënës,
Fjala fëmijë, melodia më e bukur e zemrës.
Profeti e thotë, se respekti më i madh duhet për nënën,
Pastaj për nënën, pastaj për nënën, dhe prapë për nënën.”

Hadithi nr-22
Hadithi nr-22
Butësia e stolisë zemrën e butë, ndërsa atë ku nuk gjendet e lë të shëmtuar. (Tirmidhi, birr, 78)

“Sa bukur kur sjelljet tona janë veç të buta,
Se jeta na mbushet veç me çaste të buk’ra!
Sjellja e ashpër e prish ëmbëlsinë e jetës,
Ndaj çdo çast le të jesë prej mjaltit të bletës”

Hadithi nr-21
Hadithi nr-21
Një njeri, nëse e do vëllain e tij mysliman, le t’ia tregojë atij se e do. (Ebu Daud, edep, 113)

“Si uji i lumit i njom zemrat dashuria,
Me dashurinë e Krijuesit stoliset trëndafilia,
Ndaj vëllanë mysliman kur ti shumë e do,
Si harabelat cicëro, si bilbilat këndo.”

Hadithi nr-20
Hadithi nr-20
 Ata që i mëshirojnë të tjerët, edhe i Gjithëmëshirshmi i mëshiron. Mëshirojeni gjithçka që gjendet mbi rruzull, në mënyrë që të mëshiroheni prej banorëve të qiellit. (Tirmidhi, birr, 16)

“Të sillemi mirë me gjithë ç’ka mbi tokë,
Që të na duan të gjithë, ç’ka lart në qiell.
Kushdo këtë hadith të Profetit, me vete ta thotë:
Zoti mëshiron atë që mëshirën e mbjell.”

Hadithi nr-19
Hadithi nr-19
Turpi vjen prej besimit, ndërsa besimi banon në parajsë. (Tirmidhi, iman, 7)

Turpi është pjesë e besimit, e besimi pjesë e parajsës!
Nuk ka mysliman që në parajsë të mos hyjë të dojë,
Kështu që, ai çdo sjellje me edukatë ta prarojë,
Që nesër, në atëbotë të mos ketë turp e drojë.”

Hadithi nr-18
Hadithi nr-18
Ata që unë dua më shumë prej jush, të cilët do të jenë më pranë meje në ditën e gjykimit, janë njerëzit me moral të pastër. (Tirmidhi, birr, 71)

Afër Profetit po deshëm të jemi,
Me sjelljet tona kujdes shumë të kemi.
Më i miri prej jush me Mua është më afër,
Na e ka thënë vetë Profeti, fëmijë të dashur!”

Hadithi nr-17
Hadithi nr-17
Më i mbari ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve. (Buhari, fedailu’l-Kuran, 21)

“Kurani udhërrëfyes i pashoq, përqafojeni.
Kujdes, gjithë jetën atij mos t’i largoheni!
Sihariq le të kemi fjalën e Profetit tonë:
“Sa mirë kur dy njerëz, Kuranin mësojnë!”

Hadithi nr-16
Hadithi nr-16
Gënjeshtra të zvarrit drejt çdo të keqeje. (Buhari, libas, 69)

“Gënjeshtra çorodit dhe mençurinë.
Perde i bëhet, ia fsheh mirësinë!
Kush do, me Zotin pranë të jetë,
Gënjeshtrën larg ta ketë.”

Hadithi nr-15
Hadithi nr-15
Për atë që i hap rrugë kryerjes së një pune të mirë, ka shpërblim po aq sa edhe për atë që e kryen këtë punë. (Muslim, imare, 133)

“Për punë të mira, të jesh gjithnjë i pari.
Si me grurë e me kashtë, si me rroba prej ari.
Kush punën e mirë përpara e çon,
Ditën dhe natën me shpërblime i gëzon!”

Hadithi nr-14
Hadithi nr-14
Pastëria vjen prej besimit. (Muslim, taharet, 1)

 “Të pastra t’i kemi ne duart dhe këmbët,
Pa fjalë të pista gjuhën dhe dhëmbët.
E keqe është e pista… nënë e shqetësimit!
Ç’thotë Profeti ynë: “Pastërtia vjen prej besimit!”