Category: hadithe

Hadithi nr-13
Hadithi nr-13
Mirësi quhet atëherë, kur diçka që e bën ndërsa je vetëm, e bën edhe kur je përballë syve të njerëzve të tjerë. (Taberani, el-mu’xheri kebir, 22/317)

Për Profetin e dashur kjo është e mira,
të matur të jemi veç për punë të arrira.
Siç jemi pranë njerëzve të tjerë,
të jemi edhe kur jemi ne vetëm.

Hadithi nr-12
Hadithi nr-12
Dora që jep është më e vyer se dora që merr. (Buhari, zekat, 18)

Të jemi ndihmëtarë,
veten ta mësojmë.
Si dora që jep, dorës që merr,
në ndihmë kujtdo t’ia kalojmë.

Hadithi nr-11
Hadithi nr-11
 Mirësi e vërtetë është që ta doni Zotin sikur të jeni duke e parë Atë. Sepse edhe nëse ti nuk e sheh dot Atë, Ai padyshim të sheh ty. (Muslim, iman, 1)

Në det, në tokë, në qiellin pa anë,
në sheshe, në gropa, në pllaja tejendanë…
Zoti na sheh;
edhe pse s’e shohim ne.

Hadithi nr-10
Hadithi nr-10
Padyshim që Allahu nuk sheh pamjen apo fjalët që thoni, por zemrat dhe punët e mira që bëni. (Muslim, birr, 33)

Sa fytyra të hijshme,
sa fjalë të ëmbla të shijshme…
vlerësojnë ç’është e Vyer,
ndaj Zoti ynë u jep pa kursyer.

Hadithi nr-9
Hadithi nr-9
Kush i vihet udhës për të mësuar e për t’u bërë i ditur, gjersa të kthehet është në rrugën e Allahut. (Taberani, el-Mu’xhe mu’s-sagir, 1/234)

E gjatë, e shkurtër, rrëpirë, shpat… gjithë rrugët të ndryshme janë.
Ku dihet se ç’fshihet e ç’gjendet në çdo anë anembanë!
Një të fshehtë për të gjitha e kemi, na e jep i yni Profet:
“Besimtari që ecën pas dijes, është në rrugë të Zotit të vet.

Hadithi nr-8
Hadithi nr-8
Urtësia është pronë e myslimanit, kudo që ta gjejë, ta marrë atë. (Tirmidhi, ilim, 19)

Urtësia për myslimanët,
është pronë e humbur.
kudo që ta gjejë,
ta marrë ta dëftejë.

Hadithi nr-7
Hadithi nr-7
Po nuk deshët njëri-tjetrin, nuk mund të quheni se keni besuar. (Tirmidhi, kijameh, 56)

Sa bukur, sa ëmbël të duhesh si mik, si vëlla!
Se zogu zëbukur, lumturinë mban si krahë…
Po nuk i ushqyem zemrat me dashuri për këdo,
besimi në zemër atëherë nuk hyn dot.

Hadithi nr-6
Hadithi nr-6
Po nuk besuat, nuk keni si të hyni në parajsë. (Tirmidhi, kijameh, 56)

Jeta është e bukur, bota është e këndshme. Si një ylber!
Menduar ngjyra-ngjyra, me qoshe me anë, vizatuar me penel.
Piktorin duam të njohim, këtë bukuri që na dhuron.
Se po nuk e deshëm, në bukurinë e parajsës ne nuk na fton.

Hadithi nr-5
Hadithi nr-5
Urrejtja i përpin të mirat njësoj siç zjarri bubulak djeg e shkrumbon drurin e thatë. (Ibni Maxhe, zuhd, 22)

Njeriun në botë e përmendin për punët e mira,
E për të mirët gjithnjë mendohet më e arrira.
I miri i mirë i ikën urrejtjes, se ai që veten e vet e di…
e di se inati të mirat, si zjarri, i bën shkrumb e hi!

Hadithi nr-4
Hadithi nr-4
Lutja qëndron mes qiellit dhe tokës, kështu që nëse nuk luteni për mua, atëherë as lutjet tuaja nuk ngjiten për tek Allahu i Madhërishëm. (Tirmidhi, uitr, 21)

Këtë hadith të bukur të gjithë duhet ta dimë,
ta shohim se ç’thotë Profeti i urtë e zemërdritë:
Duatë që ju bëni, varur rrinë në qiell,
më përmendni mua, që Zotit t’i shkojnë menjëherë.