Category: hadithe

Hadithi nr-3
Hadithi nr-3
Kush lutet për vëllanë ose për motrën e vet, engjëjt thonë: “Edhe për ty po aq sa kërkove për ta!” (Muslim, dhikr, 86)

Ngjyra-ngjyra gjatë ditës, në errësirë kur vjen nata,
ti për vëllanë a motrën lutesh me lutje të gjata,
atëherë engjëjt e Zotit nuk vonojnë sekondën
për të thënë: “Jepja o Zot këtij të ëmbli gjithë botën.” 

Hadithi nr-2
Hadithi nr-2
Allahut i pëlqen shumë që njerëzit t’i luten e t’i kërkojnë për çdo gjë që kanë nevojë. (Tirmidhi, deauat, 115)

Çdo ditë e jona është plot me rreziqe…
Ngandonjëherë ne dridhemi prej frike.
Po e dimë, që ndihma veç prej Zotit kërkohet,
Ai vetë na ka thënë, kërko, të plotësohet?”

Hadithi nr-1
Hadithi nr-1
Tri janë lutjet që pranohen medoemos prej Zotit: Lutja e njeriut që i bëhet padrejtësi, e mikut në shtëpi dhe e babait për fëmijën e tij. (Ahmed bin Hanbel, Musned, 2/517)

Lutje o thesar i paçmuar, lutje o i thelli oqean…
I lutemi ne Zotit, që ne na ka shumë xhan!
E dimë se tri lutje janë që pranohen gjithnjë:
e të drejtit, e mikut dhe e babait për ne!