
Muslimani sillet mirë me çdokënd dhe nuk ngacmon askënd.
Ai sillet mirë me vëllezrit, me motrat, me miqtë dhe me çdokënd tjetër.
Muslimani duhet të sillet mirë edhe me të varfërit, të cilët, sipas mundësive duhet t’i ndihmojmë.
Allahu i Madhëruar i do shumë fëmijët që sillen mirë me vëllezrit, me motrat dhe me shokët e tyre.
Kategoria:Morali

Allahu i Madhëruar në Kur’an na urdhëron që prindërit t’i duam shumë.
Babai dhe nëna kujdesen shumë për të mirën tonë, prandaj edhe ne duhet t’i duam, nderojmë dhe t’i dëgjojmë.
Ne duhet t’i ndihmojmë dhe t’u shërbejmë kur të kenë nevojë: t’i përqfojmë kur të shkojmë në shkollë dhe kur të kthehemi prej saj, tu themi gjithmonë fjalë të mirë e most u themi kurrë fjalë të liga.
Zoti i madhëruar i do shumë fëmijët që i duan, i nderojnë dhe i dëgjojnë prindërit e tyre.
Kategoria:Morali

Une jam musliman i mirë, sepse punoj siç ka urdhëruar Allahu i Madhërueshëm dhe Profeti ynë i dashur. Allahu i Madherueshëm dhe Profeti ynë i dashur na kanë urdhëruar të jemi të mirë, të urtë, të sjellshëm, të pastër dhe të dëgjueshëm. Edhe unë pra, jam i mirë, i urtë, i sjellshëm, i pastër dhë i dëgjueshëm.
Kategoria:Morali