Çdo pulitje syri bën që lotët të përhapen në të gjithë syrin duke e larë atë. Kapaku i syrit, ashtu si fshirëset e xhamave të makinave, i shtyn poshtë syrit grimcat e pluhurit që kanë kaluar në pjesët e sipërme të syrit. Në këtë mënyrë grimcat pastrohen nga lotët. Sa herë që ne mbyllim kapakët e syve, lëngu i kripur që krijohet nga gjendrat e lotit, në njëfarë mënyre, e dezinfekton syrin. Dhe ky sistem i mrekullueshëm që na është dhuruar që me lindjen tonë, e bën detyrën e tij pa reshtur. Sikur të mos e bënte, çfarë do të ndodhte? Nëse njeriu nuk do t’i puliste sytë dhe sikur kapaku i syrit të qëndronte gjithmonë hapur, shtresa e lëngshme e syrit, kornea, do të thahej. Më pas, do të mbulohej edhe nga një shtresë tjetër dhe si pasojë, njeriu do të qorrohej.
Kategoria: Shkenca