Temperatura e trupit të njeriut është afërsisht tridhjetë e shtatë gradë celcius, sidomos në muajt e dimrit, ndërsa temperatura e dhomës është rreth njëzet gradë celcius. Sigurisht që edhe sendet që gjenden në dhomë kanë të njëjtën temperaturë me dhomën. Megjithatë, kur prekim sendet, ne ndjejmë më shumë të ftohtë kur prekim pjesën metalike të tyre sesa kur prekim pjesën prej dërrase. Kjo ndodh pasi metali është përcjellës shumë i mirë dhe fillon të marrë menjëherë nxehtësi nga ne. Kur dora kalon në kontakt me metalin, ai merr nxehtësi nga dora dhe dora ndjen të ftohtë. Prandaj ndjejmë sikur metali është më i ftohtë. Por, kur prekim pjesën e dërrasës, ajo, duke qenë një përcjellëse e keqe, ndryshe nga metali, merr më pak nxehtësi nga ne. Prandaj dhe ne ndjejmë më pak të ftohtë krahasimisht me metalin. Në fakt, metali dhe dërrasa që ndodhen në dhomë kanë të njëjtën temperaturë. Ajo që na bën t’i ndjejmë ndryshe është vetëm fakti që ata tërheqin nxehtësi në nivele të ndryshme nga trupi ynë.
Kategoria: Shkenca