Falja e Namazit

Qëndrimi në namaz

Zgjidhet një vend i pastër për t’u falur, drejtohet nga kibla dhe bëhet nijeti.

Tekbiri fillestar

Duart ngrihen në lartësinë e veshëve. Shuplakat mbahen të hapura përballë kibles.

Duart ngrihen në lartësinë e shpatullave.            Gishtërinjtë  mbahen të bashkuar dhe të drejtuar drejt kibles.

  • Themi “Allahu Ekber” dhe fillojmë namazin duke lidhur duart.

Kijam

Sytë shikojnë vendin ku bëhet sexhdja.
Duart lidhen mbi kërthizë. Dora e djathtë vendoset mbi të majtën.

Sytë shikojnë vendin ku bëhet sexhdja Duart lidhen dhe vendosen mbi kraharor. Dora e djathtë vendoset mbi të majtën.

  • Në kijam lexohet Fatiha dhe një sure.
  • Leximi në këmbë quhet kiraat.

Ruku

Përkulim mirë trupin. Koka dhe shpina duhet të jenë në një nivel Duart përfshijnë kupat e gjunjëve.

Përkulim pak trupin. Gjunjët thyhen pak. Duart vendosen mbi gjunjë.

  • Në ruku shqiptojmë “Subhane rabbijel adhim”tre herë.

Kavme

Ngrihemi nga rukuja duke thënë “Semiallahu limen hamideh”.

  • Në kavme thuhet “Rabbena ue lekel hamd”.

Sexhde

Balli dhe hunda prekin tokën. Duart mbahen afër fytyrës. Bërrylat janë pak të hapur. Thembrat mbahen të bashkuara.

Bërrylat vendosen në tokë dhe mbahen afër trupit.
Gjunjtë mbahen ngjitur me barkun.

  • Sexhdja bëhet dy herë rresht.
  • Në sexhde themi ‘Subhane rabbijel a’latre herë.

Ulja (ettehijjatu)

Duart vendosen mbi gjunjë. Këmba e djathtë dhe gishtërinjtë mbahen të drejtuar kah kibla.

Duart vendosen mbi gjunjë. Këmbët shtrihen djathtas. Mbështetja bëhet mbi kofshë.

  • Në ulje lexohen lutjet “Ettehijjatu”, “Allahumme sal’li – barik” dhe “Rabbena”.

Selami

Në fillim koka kthehet nga e djathta e pastaj majtas. Në të dyja rastet sytë shohin shpatullat.

  • Në selam thuhet “es selamu alejkum ue rahmetullah”.