Një njeri erdhi njëherë pranë Profetit tonë të dashur (s.a.s.) dhe iu drejtua me këto fjalë: “O i Dërguar i Allahut! Kush e meriton më shumë që t’i sillemi me mirësi? Profeti ynë iu përgjigj me urtësinë e Tij: Nëna, pastaj nëna, mandej sërish nëna, pastaj babai, e më mbrapa gjithë të tjerët që ke më afër.” (Muslim, birr, 2)
“Si lum ngrohtësie të rrjedh ndër vena zër’ i nënës,
Fjala fëmijë, melodia më e bukur e zemrës.
Profeti e thotë, se respekti më i madh duhet për nënën,
Pastaj për nënën, pastaj për nënën, dhe prapë për nënën.”
Post Views:
1,796
Kategoria: hadithe