
MAHMUDI NUK ECËN DREJT QABES
Një ditë Ebreheja me ushtrinë e tij filluan të përgatiteshin që në mëngjes. Tashmë po pritej vetëm urdhri i prijësit të keqbërësve. Mahmudi u ul në gjunjë sapo u dha urdhri për të filluar. Megjithëse u munduan shumë, ata nuk ia dolën dot që ta ngrinin. Madje filluan t’ia gjakosnin këmbët duke e goditur me shtiza. Kur e drejtonin në drejtim të kundërt me Qaben, ecte, madje edhe duke vrapuar, ndërsa kur e drejtonin nga Qabeja, ai ulej në tokë sikur t’i kishte dalë shpirti prej vendit.
Post Views:
1,223
Kategoria: Jeta e Profetit