
MARTESA E BEKUAR
Kur ndodhi kjo ngjarje, Abdullahu ishte një djalosh shumë simpatik. Atij i kishte ardhur mosha që të martohej. Nuri i Profetit Muhamed ia kishte shtuar Atij bukurinë që gjithnjë e shoqëronte. Meqë ishte kështu, shumë vajza dëshironin të martoheshin me të.
Në ato ditë, edhe Abdulmutalibi donte që ta martonte me vajzën e ndonjë familjeje me moral të lartë, të fisme dhe të ndershme. Nuk kaloi shumë kohë dhe kjo dëshirë iu plotësua. U zgjodh Amina, e cila ishte e njëjtë me Abdullahun nga çdo anë dhe për të iu kërkua dora prej babait të saj.
Babai i Aminës, Vehbiu, u gëzua shumë dhe prej gëzimit tha:
-“Para ca kohësh, nëna e Aminës pati parë një ëndërr. Sipas atyre që na tregoi, në shtëpinë tonë kishte hyrë një nur dhe shkëlqimi kishte mbushur krejt Gjithësinë. Edhe unë, sot, pashë në ëndërr gjyshin tonë, Profetin Ibrahim, i cili më tha, “E martova vajzën tënde Aminën me Abdullahun, të birin e Abdulmutalibit. Prandaj pranoje këtë kërkesë. Kam që prej mëngjesit që jam i ndikuar prej kësaj ëndrre, andaj kam që prej mëngjesit që po ju pres.”
Pas këtyre fjalëve, gjyshi i Profetit tonë të Nderuar, i lumturuar filloi të shprehte gëzimin e tij të papërmbajtshëm:
-“Allahu ekber, Allahu ekber.”
Pak kohë pas kësaj ndodhie u krye edhe martesa e nënës dhe babait të Profetit tonë. Kur u bë martesa, babai i Profetit tonë ishte njëzet e katër vjeç, ndërsa nëna ishte katërmbëdhjetë vjeçe.
Kategoria: Jeta e Profetit