Feja Islame e vlerëson shumë pastërtinë. Të jesh i pastër para se të kryesh adhurimet është një nga kushtet fillestare. Kur flasim për faljen e namazit, duhet të dimë që çdo mysliman duhet të ketë fillimisht abdes para se at kryejë atë. Mënyrën e marrjes së abdesit e dimë nga praktika e Profetit tonë (s.a.s).
Duhet të plotësojmë disa kushte që abdesi të na pranohet. Këta kushte quhen farzet e abdesit.
Namazi është kushti i dytë dhe më i rëndësishëm i fesë Islame pas fjalës së dëshmisë (shehadet) dhe falja e tij në pesë kohë të caktuara të ditës është farz për çdo mysliman, burrë apo grua. Namazi është një shtyllë e rëndësishme përsa i përket adhurimit. Madje atë mund ta quajmë dhe thelbi i adhurimeve. Namazi është preteksti më i madh i të kujtuarit vazhdimisht të Allahut. Prandaj dhe në Kuranin fisnik thuhet: “Fal namaz për të më përkujtuar Mua.” (Taha, 14).
Namazi i falur pesë herë në ditë luan një rol të rëndësishëm në sistemimin e jetës së besimtarit. Falja e vazhdueshme në kohë të caktuara e disiplinon atë nga ana shpirtërore dhe fizike, materiale dhe jomateriale.
Namazi është një urdhër i Allahut (xh.sh) për ne. Çdo fëmijë duhet të mësojë faljen e namazit kur mbush shtatë vjeç dhe duke filluar nga mosha 10 vjeçare duhet të vazhdojë faljen e namazit pa e lënë asnjëherë. Në një ditë ka pesë namaze farz. Këta janë: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia. Çdo namaz ka kohën e caktuar dhe falet pasi të ketë hyrë koha e tij.
Namazet ndahen në farz, vaxhib dhe sunet. gjithçka rreth namazit
Koha e namazit të sabahut fillon prej agimit e deri në lindjen e diellit. Me agim kuptojmë atë çast kur errësira fillon të venitet nga një dritë e hollë në horizont. Me shfaqjen e kësaj drite fillon dhe koha e namazit të sabahut. Namazi i sabahut përbëhet nga katër rekatë, dy sunet dhe dy farz.
Numri i rekateve: Namazi i Sabahut ka 2 rekatë sunet, 2 rekatë farz
Suneti | Farzi |
---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure |
Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Allahumme sal’li–barik dhe rabbena” dhe jepet selam. gjithçka për namazin e Sabahut
Numri i rekateve
- 4 Rekat sunet
- 4 Reakt farz
- 2 Reakt sunet të fundit
Suneti i parë | Farzi | Suneti i dytë |
---|---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure |
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 3. Bismil’lah, Fatiha | |
4. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 4. Bismil’lah, Fatiha, |
Numri i rekateve
- 4 Rekat sunet
- 4 Reakt farz
Suneti | Farzi |
---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu |
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 3. Bismil’lah, Fatiha |
4. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 4. Bismil’lah, Fatiha, |
Numri i rekateve
- 3 Rekat farz
- 2 Reakt sunet
Farzi | Suneti |
---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure |
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, |
Numri i rekateve
- 4 Rekat sunet
- 4 Reakt farz
- 2 Reakt sunet të fundit
- Namazi i vitrit ka 3 rekatë
Suneti i parë | Farzi | Suneti i dytë | Namazi i Vitrit |
---|---|---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure |
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 3. Bismil’lah, Fatiha | 3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Duaja e Kunutit | |
4. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 4. Bismil’lah, Fatiha, |