
Suneti i parë | Farzi | Suneti i dytë |
---|---|---|
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure | 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure |
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu | 2. Bismil’lah, Fatiha, Sure |
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 3. Bismil’lah, Fatiha | |
4. Bismil’lah, Fatiha, Sure, | 4. Bismil’lah, Fatiha, |
Numri i rekateve
- 4 Rekat sunet
- 4 Reakt farz
- 2 Reakt sunet të fundit
Katër rekatet e parë sunet të drekës:
Dy rekatet e para falen njëlloj si dy rekatë sunet të namazit të sabahut. Në uljen e parë lexojmë vetëm Ettehijjatun, ngrihemi në këmbë pa lexuar Subhaneken, lexojmë Bismilahin, fatihanë dhe një sure. Pastaj shkojmë në ruku, sexhde dhe kalojmë në rekatin e katërt i cili falet njëlloj si rekati i tretë. Në fund të rekatit të katërt ulemi dhe lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”. Pastaj japim selam.
Katër rekatet farz të drekës:
Dy rekatet e para falen si namazi i sabahut. Në fund të rekatit të dytë ulemi dhe lexojmë Ettehijjatun. Ngrihemi në rekatin e tretë, lexojmë Bismilahin dhe fatihanë. Pas rukusë dhe sexhdeve ngrihemi në rekatin e katërt. Përsëri lexojmë Bismilahin dhe fatihanë, bëjmë rukunë dhe sexhdet dhe ulemi në uljen e fundit ku lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”.
Dy rekatet e fundit sunet të drekës:
Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.
Kategoria: Namazi