
OMERI BUJAR
Një njeri i varfër nuk po e paguante që nuk e po paguante dot borxhin prej nëntë mijë florinjsh. Në Tebriz jetonte një njeri shumë i pasur dhe tejet bujar që e quanin Bedretin Omer.
Të gjithë të varfrit, kur ziheshin keq, tek ai shkonin si fillim për t’i kërkuar ndihmë. As ai nuk ishte të dëgjuar që të kthente kënd mbrapsht dhe duarbosh. Ai i ndihmonte të gjithë me aq sa kishte mundësi. I varfri, që mësoi për këtë cilësi të vyer të Omerit, vendosi që të shkonte njëherë tek ai për të kërkuar ndihmesë. Sakaq ai filloi të kërkonte për vendin ku jetonte njeriu bujar.
I gjori besonte me një fuqi të pazakontë dhe pa kurrfarë dyshimi tek ndihma e Omerit për të shpëtuar prej borxhit që po e treste pak e nga pak. Më në fund, ai e gjeti shtëpinë e Bedretinit, mirëpo të afërmit e tij i treguan se Omeri kishte vdekur.
Burri, tashmë krejtësisht i pashpresë, lëshoi një ulërimë duke i rënë të fikët. Njerëzit përreth u munduan që ta nxirrnin nga të fikëtit duke i derdhur lëng trëndafili në fytyrë. Të gjitha shpresat e mëdha që ai kishte, kishin vdekur tashmë për burrin e mjerë.
Ndihmësi i Bedretin Omerit, me të dëgjuar për hallin që e kishte kapluar këtë burrë, megjithëse u përpoq të mblidhte ndihma nga gjindja për ta ndihmuar, prapëseprapë nuk mundi të bënte asgjë.
I varfri dhe ndihmësi i Bedretin Omerit u nisën të dy tok për në varrin e tij, që të bënin lutje për shpirtin e atij njeriu të veçantë. Të dy burrat, u kthyen më në fund në shtëpinë e ndihmësit, pa gjetur asnjë zgjidhje, dhe pasi hëngrën darkë, u shtrinë të lodhur që të bënin një sy gjumë. Ndihmësi i Omerit pa në ëndërr zotërinë e tij.
Bedretini ishte mërzitur shumë dhe donte që ky njeri i mjerë të ndihmohej medoemos. Kështu që Omeri i tregoi atij vendin ku kishte fshehur një pjesë të mirë të pasurisë duke i kërkuar që me to të paguhej me patjetër borxhi që shqetësonte atë njeri të mjerë e në pikët të hallit.
Një të aguar, ndihmësi i Bedretin Omerit shkoi në vendin që e kishte drejtuar zotëria i tij. Atje ai gjeti pasuri të pallogaritshme. Mandej, ai shiti një pjesë të tyre, me paratë e të cilave ai pagoi borxhin që rëndonte sa në kurrizin e atij njeriu të gjorë, aq edhe në shpirtin e një njeriu bujar si Omeri.
“Pasuria nuk pakësohet aspak duke dhënë lëmoshë, sepse të bërit mirë, e ruan pasurinë prej humbjes dhe pakësimit.”
Kategoria: Tregime dhe Urtësi