Zogu budalla

ZOGU BUDALLA

 Një ditë prej ditësh, në një arë të gjelbër, një gjahtar kishte vendosur leqe me shumë fara për të zënë ndonjë zog, ndërsa vetë u fsheh pas një kaçubeje për të pritur. Nuk duhej që zogjtë ta vinin re.

Pas pak çastesh, një zog, që u sorollat njëherë në qiell, më në fund erdhi pranë vetë gjahtarit dhe i tha:

– Kush je ti? Çfarë po bën duke u fshehur si kafshët e egra në mes të barishteve dhe kaçubeve?

– Unë jam një burrë i mjerë, që kam hequr dorë nga punët e kësaj bote duke u mjaftuar vetëm me barishtet e natyrës, – ia ktheu gjahtari.

Zogu pa farat e hedhura përtokë, për të cilat e pyeti gjahtarin se ç’kërkonin aty përdhe.

– Ato janë disa fara të askujt. I kam amanet prej një jetimi të varfër, – iu përgjigj gjahtari.

– Jam shumë i lodhur dhe tejet i uritur. Sikur të mund të gjeja edhe mish kufome do të haja. Të lutem, më jep leje të mund të ha disa prej tyre, – iu përgjërua gjahtarit zogu i gjorë.

Gjahtari e vuri re padurimin dhe gjendjen e vështirë të zogut. Ndërsa zogu, nuk e përmbajti dot veten, andaj u vërsul menjëherë për të ngrënë ndonjë prej farave të shumta që gjendeshin përdhe, duke u zënë sakaq në kurthin e ngritur prej gjuetarit.

Kësaj here, gjuetari, që me mjeshtëri kishte kapur një zog të mirë, u nis për t’u kthyer për në shtëpi. Me këtë rast, zogu naiv hoqi dënimin e nxitimit dhe moskontrollimit të vetvetes.

“Kur ambicia fillon e fryhet, dhe kur veset sa vjen e shtohen Duhet të kërkosh menjëherë ndihmë.”