ATËHERË KUR ËSHTË VONË…
Një mesnatë, teksa një karvan po pushonte në shkretëtirë, një grup hajdutësh e vodhën krejt pasurinë e karvanit duke e kërcënuar së keqi rojen e tij.
Rojtari, i pafaj, duke mos pasur ç’të bënte prej frenimit që i shkaktonte arma e hajdutëve, mbylli njërin sy, kështu që pasuritë e karvanit u zhdukën. Në mëngjes, me t’u zgjuar karvani, ata panë se asnjëra prej pasurive të tyre nuk ishte më pjesë e karvanit. Ato ishin zhdukur të gjitha sikur me magji. Ata nga mërzitia dhe nga trembja e madhe për humbjen e gjithë asaj pasurie iu hodhën rojes në grykë duke e pyetur me një zë kërcënues:
– Na e thuaj menjëherë, çfarë ndodhi me plaçkën tonë?
– Në mesnatë, erdhën disa hajdutë, të cilët morën çdo gjë që u zuri syri duke u larguar pa lënë kurrfarë gjurme, – iu përgjigj rojtari.
– Çfarë roje je ti, more burrë? Si nuk u dole kundër duke mos i lënë të grabisnin çdo gjë që ne ta patëm besuar ty? – ia kthyen karvanasit e acaruar.
– Unë isha një dhe i vetëm, ndërsa ata ishin shumë dhe tejet të armatosur, kështu që nuk kisha se ç’të bëja.
– Mirë për t’i kundërshtuar nuk e bëje dot, pse nuk na thirre neve që të ngriheshim e ta mbronim pasurinë me vetë forcat tona? – pyesnin kësaj radhe karvanasit akoma edhe më të nevrikosur.
Në kohën që do t’ju thërrisja, ata më vendosën thikën në grykë, e unë nuk kisha asnjë mundësi që të bërtisja më tej. Nëse do të bërtisja, padyshim që ata do të më vrisnin. Andaj unë vendosa që më së miri të mos bëja as gëk.
Mandej, rojtari, i cili e pa që karvanasit po pyesnin me këmbëngulje se përse ai nuk i kishte thirrur në kohën që kishte hasur rrezikun që u kanosej, u drejtua drejt atyre duke filluar të ngrinte zërin, i tha:
– Më kaploi një heshtje e atillë, që as frymë nuk po arrija dot të merrja, por tani, po deshët, mund të bërtas sa të doni.
“Djalli e poshtëron njeriun, e pasi të ka sosur edhe jetën, nuk të kryen më punë as lutja e as përgjërimi.”
Kategoria: Tregime dhe Urtësi