Besimi në Librat e Shenjtë

BESIMI NË LIBRAT E SHENJTË

Allahu i Madhëruar nëpërmjet engjëllit Xhebrail u ka zbritur një pjesë të profetëve libra dhe fletë që përmbajnë urdhra, ndalesa dhe të fshehta përkatëse.

SHPALLJA

Vahj (shpallje) quhen njohuritë e prera të transmetuara tek profetët në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e Allahut ose nëpërmjet një ndërmjetësi.

Allahu i Madhëruar ia transmeton njohuritë e dëshiruara njerëzve të veçantë të zgjedhur mes robërve nëpërmjet një rruge të veçantë. Allahu ua ka transmetuar dëshirën e Tij profetëve në rrugë të ndryshme shpalljeje (vahj).

 LLOJET E SHPALLJES

  1. Ëndërr e besueshme: Allahu i transmeton njohuritë e dëshiruara tek profetët nëpërmjet një ëndrre të vërtetë. Edhe Profetit tonë (s.a.s) kështu i ka ardhur shpallja e parë. Të gjitha ato që kishte parë në ëndërr ishin realizuar njësoj në të vërtetë.
  2. Shpallja me anë të frymëzimit: Allahu i transmeton shpalljen direkt profetëve duke ia vendosur në zemrën e tyre pa asnjë ndërmjetës.
  3. Fjala pas perdes: është dëgjimi i fjalës së Allahut pa pasur asnjë ndërmjetës dhe pa e parë Atë.
  4. Shpallja nëpërmjet engjëllit: Është transmetimi i fjalës së Allahut të Madhëruar te profetët nëpërmjet engjëllit.

Engjëlli i cili transmeton fjalët e Allahut tek profetët ndonjëherë është paraqitur në formën e tij, e ndonjëherë në formën e një njeriu. Njerëzit që kanë qenë të pranishëm aty e kanë parë dhe dëgjuar fjalët e tij. Ndonjëherë engjëlli ka transmetuar shpalljen tek profetët pa u dukur vetë.

Kurani fisnik i është dërguar Profetit tonë (s.a.s) nëpërmjet formës së katërt, pra nëpërmjet engjëllit.

Një pjesë e librave të shpallur profetëve nga ana e Allahut janë libra të vegjël të përbërë nga disa fletë. Këta fletë janë quajtur ‘sahife’ ose në shumës ‘suhuf’.

LIBRAT

“Teurati” i është dërguar Musait (a.s).
Zeburi” i është dërguar Davudit (a.s).
“Ungjilli” i është dërguar Isait (a.s).
“Kurani” i është dërguar Profetit tonë, Muhamedit (s.a.s).

Libri ynë është libri i fundit dhe Profeti ynë është profeti i fundit. Kurani fisnik është i vetmi libër që ka ruajtur formën origjinale të zbritjes. Nuk do të ndryshohet asnjëherë deri në fund as dhe një shkronjë apo një fjalë e tij. Sepse Allahu (xh.sh) na ka siguruar për këtë në Kuran: “Vërtet ne e kemi shpallur Kuranin dhe Ne do ta ruajmë atë me siguri”. (Hixhr, 9)