Category: Agjërimi

Agjërimi
Agjërimi

AGJËRIMI

Agjërim do të thotë të largohesh nga ngrënia, pirja, kryerja e marrëdhënieve seksuale me qëllimin e adhurimit që nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Agjërimi është shprehje e shmangies nga dëshirat seksuale, të ngrënit, të pirit, largimi nga lidhjet e kësaj bote dhe afrimi me Allahun (xh.sh).

Agjëruesi duhet të jetë mysliman, në moshë madhore, i shëndoshë mendërisht dhe fizikisht, nuk duhet të jetë i sëmurë apo udhëtar. Ata që nuk mund të agjërojnë nga mungesa e fuqisë, ata që janë udhëtarë apo të sëmurë nuk e kanë detyrim agjërimin. Por nëse munden, agjërimi i mbajtur i vlerësohet.

 

FARZET E AGJËRIMIT

  1. Qëllimi (të bësh nijetin).
  2. Largimi nga gjërat të cilat e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndimin e diellit. Fillimi i kohës së agjërimit quhet ‘imsak’ dhe mbarimi i saj ‘iftar’.

 

LLOJET E AGJËRIMIT

Agjërimi ndahet në:

  1. Farz
  2. Vaxhib
  3. Sunet
  4. Mendub
  5. Nafile
  6. Mekruh

Agjërimi Farz: është agjërimi i Ramazanit, kazaja e tij dhe kefareti.

Agjërimi Vaxhib: është kazaja e agjërimit të prishur nafile si dhe agjërimi i betimit.

Agjërimi Sunet: është agjërimi i ditës së nëntë të muajit Muharrem dhe ditës së Ashures (ditës së dhjetë të muajit Muharrem), si dhe agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte.

Agjërimi Mendub: është agjërimi i tre ditëve në muaj, përkatësisht dita e 13, 14, 15 e çdo muaji hënor.

Agjërimi Nafile: janë agjërimet të cilat mbesin jashtë agjërimeve mekruh dhe atyre të mësipërm.

Agjërimi Mekruh: agjërimi vetëm ditën e Ashures, vetëm ditën e parë të Bajramit të Ramazanit apo ditën e 1,2,3,4 të Kurban Bajramit është tahrimen mekruh.

Agjërimi ndahet në dy lloje nga natyra e nijetit:

  1. Agjërimet për të cilat nijeti bëhet natën. Në agjërimet kaza të Ramazanit, të nafileve, në agjërimin e kefaretit dhe të betimit nijeti duhet të bëhet që natën.
  2. Agjërimet të cilat nuk e kanë të domosdoshëm nijetin natën: agjërimi i mbajtur në Ramazan si dhe agjërimet nafile. Tek këto agjërime nuk është kusht bërja e nijetit që natën. Nijeti mund të bëhet duke filluar natën e deri në drekën e ditës së nesërme. Në muajin e Ramazanit le të bëhet nijet për nafile apo për vaxhibe, agjërimi mbetet agjërimi i muajit Ramazan.

 

RASTET QË PRISHIN AGJËRIMIN

Rastet që prishin agjërimin i ndajmë në dy grupe: në rastet të cilat kërkojnë vetëm kazanë dhe në rastet të cilat kërkojnë kefaretin.