Në një ditë me diell, përgjatë një rruge të nxehtë, ne shikojmë pellgje të cilat mund t’i humbasim pikërisht kur mundohemi t’i kapim. Sepse ato pellgje të vogla që ne shohim janë rezultat i shtresës së ajrit në afërsi të sipërfaqes së rrugës. Drita, duke u përplasur me shtresën e ajrit të nxehtë që është afër sipërfaqes së tokës, pasqyrohet dhe na bie në sy. Në sipërfaqen e pasqyruar, mund të shikojmë objektet që kemi përballë. Dhe kjo pamje, të cilën ne e quajmë mirazh, i ngjan pasqyrimit mbi sipërfaqen e ujit. Dhe ne mendojmë se në sipërfaqen e rrugës ka pellg uji.
Kategoria:Shkenca
Kur duart me yndyrë i lajmë vetëm me ujë, shtresa e yndyrës mbi duar e përhap menjëherë ujin. Uji as që e lag dorën, si rrjedhojë duart nuk pastrohen. Vetëm përdorimi i sapunit e ndryshon këtë situatë. Sepse molekula e sapunit ka një strukturë të tillë që njëra anë e saj e do ujin, ndërsa ana tjetër nuk e do. Domethënë, ndërkohë që njëra anë e molekulës së ujit dëshiron të ketë kontakt me ujin, ana tjetër nuk dëshiron. Në këtë situatë, kur ana e molekulës që nuk e do ujin ngjitet pas papastërtisë së dorës, ana që e do ujin lëviz e lirë nëpër ujë. Molekulat e sapunit largohen me anë të trysnisë që krijon uji me të cilin lajmë duart. Sigurisht, kur ikin këto molekula marrin me vete edhe papastërtinë që është ngjitur pas anëve që nuk e duan ujin. E njëjta situatë ndodh edhe me papastërtinë e rrobave me detergjentin.
Kategoria:Shkenca
Veshi, një nga pesë shqisat tona, është edhe organi i dëgjimit dhe i ekuilibrit. Falë faktit që ne kemi dy veshë, kemi mundësi të përcaktojmë drejtimin dhe largësinë e ardhjes së zërit. Nëse do të kishim vetëm një vesh, truri ynë nuk do t’i krahasonte dot zërat me njëri-tjetrin, si dhe ne nuk do të orientoheshim dot se nga vjen zëri.
Kategoria:Shkenca
Celularët bëjnë të mundur komunikimin nëpërmjet valëve elektromagnetike. Kjo energji elektromagnetike ndihet më fort menjëherë përpara se të bjerë telefoni, si dhe në afërsi të tij. Sepse shkëmbimi më i dendur i informacionit me stacionin e bazës realizohet pikërisht në këto çaste. Ndërsa monitorët dhe televizorët i nxjerrin pamjet me anë të kanalizimit të fushave magnetike të elektroneve. Valët magnetike që përhapen me anë të celularit, ndikojnë këto fusha magnetike dhe elektronet brenda tyre. Për këtë arsye, pamja prishet.
Kategoria:Shkenca
Çdo pulitje syri bën që lotët të përhapen në të gjithë syrin duke e larë atë. Kapaku i syrit, ashtu si fshirëset e xhamave të makinave, i shtyn poshtë syrit grimcat e pluhurit që kanë kaluar në pjesët e sipërme të syrit. Në këtë mënyrë grimcat pastrohen nga lotët. Sa herë që ne mbyllim kapakët e syve, lëngu i kripur që krijohet nga gjendrat e lotit, në njëfarë mënyre, e dezinfekton syrin. Dhe ky sistem i mrekullueshëm që na është dhuruar që me lindjen tonë, e bën detyrën e tij pa reshtur. Sikur të mos e bënte, çfarë do të ndodhte? Nëse njeriu nuk do t’i puliste sytë dhe sikur kapaku i syrit të qëndronte gjithmonë hapur, shtresa e lëngshme e syrit, kornea, do të thahej. Më pas, do të mbulohej edhe nga një shtresë tjetër dhe si pasojë, njeriu do të qorrohej.
Kategoria:Shkenca
Temperatura e trupit të njeriut është afërsisht tridhjetë e shtatë gradë celcius, sidomos në muajt e dimrit, ndërsa temperatura e dhomës është rreth njëzet gradë celcius. Sigurisht që edhe sendet që gjenden në dhomë kanë të njëjtën temperaturë me dhomën. Megjithatë, kur prekim sendet, ne ndjejmë më shumë të ftohtë kur prekim pjesën metalike të tyre sesa kur prekim pjesën prej dërrase. Kjo ndodh pasi metali është përcjellës shumë i mirë dhe fillon të marrë menjëherë nxehtësi nga ne. Kur dora kalon në kontakt me metalin, ai merr nxehtësi nga dora dhe dora ndjen të ftohtë. Prandaj ndjejmë sikur metali është më i ftohtë. Por, kur prekim pjesën e dërrasës, ajo, duke qenë një përcjellëse e keqe, ndryshe nga metali, merr më pak nxehtësi nga ne. Prandaj dhe ne ndjejmë më pak të ftohtë krahasimisht me metalin. Në fakt, metali dhe dërrasa që ndodhen në dhomë kanë të njëjtën temperaturë. Ajo që na bën t’i ndjejmë ndryshe është vetëm fakti që ata tërheqin nxehtësi në nivele të ndryshme nga trupi ynë.
Kategoria:Shkenca
Funksionin e prodhimit të oksigjenit në univers e kanë bimët e gjelbra dhe disa mikroorganizma në oqean. Këto konsumojnë dioksidin e karbonit që çlirojnë njerëzit dhe kafshët me frymëmarrjen e tyre dhe në vend të kësaj lëshojnë oksigjen në atmosferë. Në këtë mënyrë mbahet në ekuilibër raporti i oksigjenit në atmosferë. Nëse njerëzit dhe kafshët do të prodhonin oksigjen si bimët, sasia e oksigjenit do të rritej shumë. Atmosfera do të fitonte veçori djegëse në një kohë shumë të shkurtër. Si rrjedhojë, edhe shkëndija më e vogël do të krijonte një zjarr shumë të madh. Në rastin e kundërt, sikur edhe bimët të çlironin dioksid karboni si gjallesat e tjera, këtë herë oksigjeni në atmosferë do të konsumohej shumë shpejt. Për një kohë shumë të shkurtër të gjitha gjallesat do të vdisnin duke u asfiksuar për shkak të mungesës së oksigjenit.
Kategoria:Shkenca