DERVISHI DHE KADIU
Një ditë prej ditësh, një burrë ishte jashtëzakonisht shumë i sëmurë. Përkeqësohej nga dita në ditë, dhe për të gjetur një shërim shkoi tek një doktor mjaft me përvojë. Doktori e kontrolloi, i dëgjoi rrahjet e zemrës dhe pulsin. Por, sa keq, çdo gjë i ishte afruar fundit.
Doktori i tregoi atij se nuk i kishte ngelur edhe shumë kohë për të jetuar.
– Bëj ç’të të vijë prej zemre që të shpëtosh prej kësaj sëmundjeje që të ka zënë derën. Mendohu nëse ke ndonjë gjë që ta zemra ta kërkon me ngulm. Ç’të të vijë ndërmend. Ta dish se ndroja dhe pehrizi do të të përkeqësojnë më tej, – e këshilloi doktori, që të mos ia thoshte hapur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej.
Pas kontrollit burri i gjorë shkoi që të bënte një shëtitje buzë lumit. Buzë lumit pa që aty, një dervish duke marrë abdes për të fituar sadopak rehati shpirtërore.
Në një grimë çast i lindi një dëshirë e brendshme që ta godiste këtë dervish pikërisht në qafën e tij të zbuluar. Menjëherë iu kujtua këshilla e doktorit, e cila e ndërmendi se nuk duhet të hiqte dëshirë nga ç’do gjë që do t’i kërkonte mendja dhe zemra, dhe “shllap” e goditi me shuplakë pas koke. Dervishi, i hutuar prej asaj gjuajtjeje, iu kthye, dhe me ta kapur për rrobe, e shpuri menjëherë e tek kadiu.
Kadiu, me të parë atë burrë, në një gjendje aq të mjerë, ndjeu një keqardhje të thellë, dhe duke mos dashur që të dënonte një njeri kaq të dobët, pyeti dervishin:
– Sa para ke ti?
– Kam vetëm gjashtë lira, – iu përgjigj dervishi.
– Atëherë, tri lira mbaji për vete, ndërsa pjesën tjetër jepja këtij njeriu të varfër pa i thënë as gjysmë fjale.
Ndërkohë, dervishi i habitur prej qëndrimit të kadiut, pa njëherë me vëmendje nga kadiu dhe përbrenda mendoi, “Ç’qafë e mirë kjo e gjyqtarit për t’i dhënë një shuplakë!”. Iu afrua atij sikur kishte diçka për t’i thënë, dhe duke pritur që gjyqtari të ulej pakëz, i dha atij një shuplakë të nxehtë.
Gjyqtari u habit së tepërmi nga ky veprim i papërgjegjshëm. Pa hapur ende gojën, i sëmuri i tha:
– Tanimë të dy jeni armiq, edhe ju edhe dervishi, kështu që ato gjashtë lirat ndajini mes vedi si të dëshironi, veç mua më lini të dal prej kësaj ngatërrese, – dhe u largua menjëherë prej andej.
Në çastin që kadiu u nxeh, dervishi ndërhyri:
– Ai bëri një faj dhe t’i u ngrite të më bëje mua si dëmshpërblyes. Po vazhdove të gjykosh kësisoj, ta dish se nuk e ke të gjatë. Kadiu u mundua të shpjegohej duke thënë se gjithçka ndodhi pa vetëdijen e tij, prandaj nuk kishin pse ta cilësonin fajtor, andaj pasi i dha dervishit mësimin se “duhet t’i bindemi gjithçkaje çka është e shkruar, pasi kurrsesi nuk mund ta ndryshojmë.”, vendosën të largohen secili në punë të tij.
“Njerëzit e lartë qëndrojnë kryelartë vetëm ngase bënë durim ndaj të gjitha fatkeqësive që jeta u solli përpara.”
Kategoria: Tregime dhe Urtësi