Hadithi nr-9

Kush i vihet udhës për të mësuar e për t’u bërë i ditur, gjersa të kthehet është në rrugën e Allahut. (Taberani, el-Mu’xhe mu’s-sagir, 1/234)

E gjatë, e shkurtër, rrëpirë, shpat… gjithë rrugët të ndryshme janë.
Ku dihet se ç’fshihet e ç’gjendet në çdo anë anembanë!
Një të fshehtë për të gjitha e kemi, na e jep i yni Profet:
“Besimtari që ecën pas dijes, është në rrugë të Zotit të vet.