Namzi i Drekës

Suneti i parëFarziSuneti i dytë
1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure 1. Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure
2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu2. Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijjatu2. Bismil’lah, Fatiha, Sure
3. Bismil’lah, Fatiha, Sure,3. Bismil’lah, Fatiha
4. Bismil’lah, Fatiha, Sure,4. Bismil’lah, Fatiha,
Në uljen e fundit lexohen duatë: Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena dhe jepet selam.

Numri i rekateve

  • 4 Rekat sunet
  • 4 Reakt farz
  • 2 Reakt sunet të fundit

Katër rekatet e parë sunet të drekës:

Dy rekatet e para falen njëlloj si dy rekatë sunet të namazit të sabahut. Në uljen e parë lexojmë vetëm Ettehijjatun, ngrihemi në këmbë pa lexuar Subhaneken, lexojmë Bismilahin, fatihanë dhe një sure. Pastaj shkojmë në ruku, sexhde dhe kalojmë në rekatin e katërt i cili falet njëlloj si rekati i tretë. Në fund të rekatit të katërt ulemi dhe lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”. Pastaj japim selam.

Katër rekatet farz të drekës:

Dy rekatet e para falen si namazi i sabahut. Në fund të rekatit të dytë ulemi dhe lexojmë Ettehijjatun. Ngrihemi në rekatin e tretë, lexojmë Bismilahin dhe fatihanë. Pas rukusë dhe sexhdeve ngrihemi në rekatin e katërt. Përsëri lexojmë Bismilahin dhe fatihanë, bëjmë rukunë dhe sexhdet dhe ulemi në uljen e fundit ku lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”.

Dy rekatet e fundit sunet të drekës:

Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.