Si e rrëfen Kurani “Ndodhinë e Elefantit” (11)

SI E RRËFEN KURANI “NDODHINË E ELEFANTIT”?

Këtë mrekulli të qartë, e cila ndodhi plot pesëdhjetepesë ditë para se të lindte Profeti ynë i dashur, Allahu i Madh e ka bërë të ditur edhe në Kuranin Famëlartë, në suren Fil, Elefanti:

Bismil’lâhi Rrahmâni Rrahîm

Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?
A nuk ua prishi atyre kurthin,
duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.